Gjatë ditës së djeshme dhe sot, për shkak të reshjeve të pandërprera të borës të shoqëruara edhe me erëra, është vështirësuar qarkullimi në rrugët e Komunës së Drenasit.
Sipas komunës së Drenasit, dy kompanitë e kontraktuara nga Komuna së bashku me organin mbikëqyrës, janë ne terren që nga dita e djeshme dhe janë duke punuar vazhdimisht që rrugët të jenë të hapura.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, qysh në orët e hershme ka angazhuar kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve. Fillimisht është intervenuar në fshatrat me të thella, si Abri, Gradicë, dhe Nekoc dhe në rrugët kryesore te të gjitha fshatrave.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme, në zonat e thella malore ka disa vështirësi, por përgjithësisht rrugët janë të kalueshme dhe dy kompanitë janë duke vazhduar me pastrimin e rrugëve dhe janë të gatshme përgjatë 24 orëve të jenë në shërbim.
Komuna kërkon mirëkuptim nga qytetarët për ndonjë vonesë të mundshme në pastrimin e rrugëve dhe ne rast të ndonjë emergjente të thërrasin numrat kontaktues të organit mbikëqyrës; 044- 426 – 710 dhe 044 – 285 – 580.