BallinaLajmeLimaj tregon se si do të funksionojë komisioni i përbashkët Kosovë-Mal i...

Limaj tregon se si do të funksionojë komisioni i përbashkët Kosovë-Mal i Zi për kufirin

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shprehur optimizmin e tij se një komision i përbashkët Kosovë-Mal i Zi për shënimin e kufirit ndërmjet dy vendeve do të zbërthejë të gjitha dilemat për këtë proces.

“Tash do t’i besojmë komisionit të përbashkët. Të shkojë atje një komision, dhe ta kryejë këtë punë”, ka thënë Limaj, në RTV Dukagjimi.

“Ne kemi bërë atë që mund të bëhet. As nuk e kemi bërë për të mashtruar, as për t’iu hedhur hi syve. Nëse nuk ka një komision të përgjegjshëm, ta bën edhe më keq. Një qeveri e papërgjegjshme ta bën edhe më keq”, është shprehur ai.

“Ideja është t’i rrimë afër. Duhet ta përfshijmë tash edhe Parlamentin. Ato hapa që nuk janë respektuar në të kaluarën, unë jam për transparencë”, ka thënë Limaj.

“Do të doja që komisioni parlamentar ta mbikëqyrte atë komision. Do të doja që në atë komision të përfshihej pozitë e opozitë. Të mos lëmë asnjë dilemë”, ka theksuar Limaj.

Zëvendëskryeministri i vendit ka thënë se ky komision duhet të punojë pa presion të kohës. “Nuk matet territori për tri ditë e një javë, e si e bënim”, ka nënvizuar Limaj.

Kreu i Nismës Socialdemokrate ka thënë se Qeveria e Malit të Zi ka çuar sinjale që s’është e interesuar asnjë centimetër të territorit të Kosovës ta marrë.

“Komisionet profesioniste atje e kanë kohën e mjaftueshme të ulen. Me detaje, metër për metër, ta shohin kufirin. A ka telashe, apo s’ka telashe. Nëse ka telashe, e përmirësojnë”, është shprehur ai.

“Të ketë transparencë, të vijnë t’i raportojnë Parlamentit dhe komisionit parlamentar. Praktikisht, të bëhen disa punë që s’janë bërë në të kaluarën”, ka shtuar Limaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz