back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePDK-ja me lajm të ri për demarkacionin

PDK-ja me lajm të ri për demarkacionin

Të ngjajshme

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikatë për media, ka bërë të ditur se së bashku me partitë e tjera politike, do të angazhohen për të arritur një pajtim, në mënyrë që të votohet Demarkacion dhe qytetarët të lëvizin lirshëm, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Komunikata e plotë e PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë. PDK shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt.

PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus.PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz