BallinaJetëFrigoriferi – Një tregim që duhet ta lexoni

Frigoriferi – Një tregim që duhet ta lexoni

Të ngjajshme

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Kjo tregim bën fjalë për një njeri i cili ka punuar në mirëmbajtjen e një frigoriferi të madh në fabrikën e akulloreve.
Ishte pothuajse fundi i orarit të punës. Të gjithë punëtorët ishin paketuar dhe përgatitur për të shkuar në shtëpi.

Një dritë e vogël në tabelën komanduese ishte ndezur dhe po sinjalizonte se në frigoriferin e madh diçka nuk ishte në rregull.
Personazhi kryesor i tregimit tonë u bë gati dhe shkoi për kontroll.

Punonjësi tjetër, duke dalë nga fabrika, vuri re se dera e frigoriferit ishte pak e hapur dhe, pa e ditur se dikush ishte në frigorifer, u afrua, e mbylli derën dhe shkoi.

Kur e evitoi problemin në frigorifer, personazhi i këtij tregimi, erdhi te dera dhe pa se dera ishte e mbyllur nga jashtë. Ai e dinte se nuk kishte asnjë mënyrë për t’i thënë dikujt se gjendet brenda, dhe në atë moment nëpër mend filluan t’i sillën mendimet më të këqija.

I bllokuar në frigorifer, me shumë pak ajër, deri në fillimin e ndërrimit të ditës së nesërme, me siguri do të ngrihej. Pas më pak se gjysmë ore, dikush e hapi derën e frigoriferit. Ky u befasua dhe shumë u gëzua.

E pra, po kjo është mrekulli e vërtetë, mendoi ai.

Një punëtor i sigurimit hyri me bateri dhe i ndihmoi atij për të dalë.

Kur më në fund ishin jashtë, ai e pyeti punëtorin e sigurimit: “Si e dite ti se unë isha brenda? Kush të tregoi ty?”

Kurse punëtori i sigurimit u përgjigj: “Askush, zotëri. Në fabrikë punojnë rreth 50 njerëz. Ti je i vetmi që në mëngjes kur vjen në punë, më përshëndet dhe gjithashtu edhe kur shkon në shtëpi nga puna! Në mëngjes ti erdhe në punë, kurse në fund të ditës nuk dole. Kjo më bëri të dyshoj dhe unë u nisa për të kërkuar ty.”

Mesazhi i tregimit

Ne nuk e dimë kurrë se si një gjest i vogël i vëmendjes, madje edhe nëse është vetëm një buzëqeshje apo përshëndetje, mund ta ndryshojë jetën e dikujt. Dhe jo vetëm kaq, kjo mund të jetë shkak që dikush të hyjë në jetën tonë dhe ta ndryshojë atë plotësisht. //imam.ba//

Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz