BallinaLajmeRrahja e shefit të PTK-së, prokurorja i bie pishman që filloi hetimet...

Rrahja e shefit të PTK-së, prokurorja i bie pishman që filloi hetimet ndaj Nazmi Sahitit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Pa kaluar as 24 orë prej se Prokuroria e Prishtinës e kishte cilësuar si të dyshuar për sulm fizik drejtorin e Krimeve Ekonomike , Nazim Sahiti, ky institucion ishte bërë pishman, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë pas ndërrimit të cilësimit nga dëshmitar në të dyshuar, prokurorja e rastit, Rukije Shasivari, kishte thënë se “ka qenë e ndikuar” për ta cilësuar si të dyshuar, pasi që ajo nuk ishte e sigurt nëse Sahiti ishte përfshirë në rrahjen e drejtorit të PTK-së, Agron Mustafa.

Videoja nga kjo rrahje është bërë publike. Aty shihet qartë forca që e kishte përdorur Sahiti.Por në shkresën e Prokurorisë se Shtetit, të cilën e ka gazeta, prokurorja ka deklaruar se “nuk është e sigurt nëse Sahiti është i dyshuar”.

Një shkresë e tillë e ka pasivizuar Inspektoratin Policor të Kosovës që të marrë masa ndaj Sahitit. Ani pse ligjërisht IPK-ja nuk është e obliguar të marrë autorizime nga Prokuroria për të rekomanduar masa ndaj një zyrtari policor, ushtruesja e detyrës se IPK-së, Miradije Kelmendi, nuk i ka zbatuar kompetencat e saj ligjore duke u bazuar në dyshimet e prokurores.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz