back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeEdhe një intelektual refuzon të dekorohet nga Presidenti Thaçi

Edhe një intelektual refuzon të dekorohet nga Presidenti Thaçi

Të ngjajshme

Policia ndalon serbin që po kontrabandonte mall në drejtim të Kamenicës

Njësitë Patrulluese në Muqivercë, në bazë të informacioneve të...

Personat që gërhasin janë të rrezikuar nga infarkti në tru

Një studim i fundit ka treguar se personat që...

Bedri Hamza konfirmon listën e PDK-së: Gjithçka është gati

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka...

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arrestuarin e tretë

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi...

Shkrimtari Agim Vinca është emri tjetër që refuzon të dekorohet nga Presidenti Hashim Thaci për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë. Vinca thotë se nuk është lajmëruar nga askush prej Presidencës se është në listën e dekoruarve. Sipas shkrimtarit, kjo tregon joseriozitetit të personave përgjegjës.

Refuzimi i Vinces i shtohet listës prej dhjetëra personaliteteve që nuk pranuan të dekoroheshin nga Presidenti Thaci.

Ky është shkrimi i plotë i Vincës në Facebook:

KOSOVA PO VDES MORALISHT

(Dekoratat e 10-vjetorit të Pavarësisë)

Në disa portale në Kosovë këto ditë ka qarkulluar një listë me emrat e individëve dhe të institucioneve, të cilat Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kishte marrë vendim t’i nderonte me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nga miq dhe të afërm të mi mësova se në këtë listë, në mesin e shumë personaliteteve të tjera, gjendet edhe emri im.

Prita që lidhur me këtë vendim të njoftohesha zyrtarisht, siç e do rendi, nga kabineti i Presidentit të Republikës, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Nuk e di si është vepruar me të tjerët, por unë deri në këtë çast nuk kam marrë as njoftim me shkrim, as telefonatë, as ftesë për ceremoninë e dorëzimit të dekoratës, asgjë.

Besoj se kjo është arsye e mjaftueshme për të mos e marrë shumë seriozisht këtë punë.

Nga ana tjetër, sjellja e këtillë tregon seriozitetin, në të vërtetë joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë pune nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur.

Kështu, në mënyrë joserioze e të papërgjegjshme, ata e kanë drejtuar edhe vendin gjatë këtyre dhjetë viteve që lamë pas, duke degraduar gjithçka: ekonominë, arsimin, shëndetësinë, kulturën, artin, shkencën dhe duke e zhytur vendin në korrupsion, nepotizëm e varfëri.

Me udhëheqës të tillë, që nuk janë shtetarë, por pushtetarë, Kosova jo vetëm që stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj, por, për më keq, po vdes moralisht.

Dalzotësit e Kosovës sot janë bërë zotër të saj dhe sillen me të si të ishte pronë e tyre private.

Me keqardhje, Agim Vinca

Edhe Agim Vinca refuzon dekoratën nga Presidenti Thaçi

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz