Thellohet bilanci tragjik i aksidentit fatal të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.
Mësohet se ka ndërruar jetë vajza e mitur e viktimës Edmond Preka, 5-vjeçarja me iniciale A.Preka, e cila mbeti e plagosur, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë pak minuta më parë në spitalin e Shkodrës.
Edmond Preka, i biri vetëm 8-muajsh dhe vajza e tij 5-vjeçare janë viktimat e këtij aksidenti.
Kurse 4 persona të tjerë, përfshirë dhe nënën e vajzave të ndjera ndodhen në spital. /ShkodraNews

