Pilot oficeri i parë i Kosovës, Veton Breznica ka shprehur në mënyrë të veçantë urimet e tij për 10 vjetorin e pavarësisë.
Piloti i Qatar Airways e ka ngritur flamurin në një anije në Doha.
Ja postimi i plotë:
“Në pamundësi me festu 10 vjetorin në Prishtinë, e ngrita flamurin në anije në Doha! Urime #Kosovë! #Kosova10 #10vjetshtet”, ka shkruar ai.
Breznica është shkolluar në Zelandë të Re dhe Britani. Vetoni më 2014 diplomoi nga RAF Cranëell si Pilot Oficer dhe u kualifikua edhe si instruktor me aeroplanët pa motor në shkollën qendrore të fluturimit të kadetëve ajror në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe është anëtar nderi i skuadriljes 643 në Syerston.



