BallinaLajmeSot 10 vjet Kosova e fitoi Pavarësinë, por një dekadë izolim

Sot 10 vjet Kosova e fitoi Pavarësinë, por një dekadë izolim

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kosova sot shënon 10 vjetorin e pavarësisë së saj. Ajo u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008. Por që nga ajo kohë qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten pa lëvizje të lirë në zonën Shengen e BE-ja nuk duket e qartë në strategjinë për integrimin e Kosovës.

Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, projekt ky që u mbështet nga shumica e vendeve demokratike, Kosovën e kanë njohur  mbi 100 shtete të botës.

Gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare, Kosova përmbylli mbikëqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë, nisi dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili akoma nuk ka përfunduar, themeloi Gjykatën Speciale për Krime Lufte dhe po vazhdon përpjekjet për t’u përfshirë në strukturat evropiane, ndonëse qytetarët e saj akoma nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.

Kosova akoma nuk cilësohet shtet i pavarur nga Bashkimi Evropian, ndonëse 23 shtete të BE-së individualisht e njohin pavarësinë e saj. Në strategjinë e fundit të BE-së për Ballkanin, tek pjesa për Kosovën, u tha se “Kosova ka mundësi të bëjë përparim të qëndrueshëm me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe të avancojë në rrugën e saj evropiane, kur të lejojnë rrethanat objektive”./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz