BallinaLajmeKryediplomati gjerman porosi Serbisë: S'ka BE pa pajtim me fqinjët

Kryediplomati gjerman porosi Serbisë: S’ka BE pa pajtim me fqinjët

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministri i Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel, shpjegon gjatë takimit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, pse s’ka shteg për hyrje në Bashkimin Evropian, pa pajtim me fqinjët.

Ai ka thënë se nëpër një rrugë të tillë ka kaluar edhe Gjermania, por pajtimi me shtetet tjera i ka hapur derën në BE.

Kryediplomati gjerman, i cili para se të vinte në Prishtinë për një vizitë dyditore, ka qëndruar në Beograd, për t’i dhënë leksione se si ndodhë pajtimi me popuj tjerë, duke përmendur gjenocidin të kryer nga Gjermania.

“Bashkimi Europian është një shembull, ku (edhe) nga hasmëritë më të mëdha, nga luftërat më të mëdha, bilës edhe nga një Gjenocid i ushtruar – organizuar nga ne Gjermanët – megjithatë mund të ngjizet një partneritet, biles edhe një miqësi”, ka thënë Gabriel.

“Unë besojë, se ky është nga shembujt më të rëndësishëm që Evropa e sotme dhe e nesërme duhet ta mbjellë. Ne jemi në Beograd, dhe jemi në Evropë, dhe kjo duhet të na shpije tek zhvillimet që ky vend dhe fqinjët e saj të jetojnë në paqe dhe mirëqenie, e të jenë anëtarë të ardhshëm të një Unioni të fuqishëm Evropian”, ka shtuar kryediplomati gjerman. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz