BallinaLajmeMinistri Ismaili takon 19-vjeçarin që refuzoi ta operojë mjeku i QKUK-së

Ministri Ismaili takon 19-vjeçarin që refuzoi ta operojë mjeku i QKUK-së

Të ngjajshme

Sot varroset Asllan Musliu, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Austri

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Asllan Musliut,...

Dy ndeshje sot në Superligë, vëmendja te derbi Prishtina – Ballkani

Java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll...

Një femër e sulmoi fizikisht policen brenda stacionit në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të...

Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit

Një tifoz i Celta Vigos mbeti i plagosur pas...

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga Basri Sejdiu, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e kanë vizituar sot 19-vjeçarin Hysen Ibrahimaj, rasti i të cilit u publikua në medie, pasi një kirurg i QKUK-së refuzoi ta trajtonte.

“Sot vizitova Hysenin, 19-vjeçarin nga Istogu, i cili së fundmi ka pasur një përvojë jo të mirë me mjekët në QKUK. Hysenit dhe prindërve të tij ua shpreha keqardhjen time për atë që iu ka ndodhur dhe i sigurova ata që diçka e tillë nuk do t’iu përsëritet më”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

“Bashkë me drejtorin e SHSKUK-së e ftuam Hysenin që të vijë dhe ta marrë trajtimin dinjitoz dhe profesional, siç ai dhe të gjithë qytetarët e tjerë e meritojnë”, është shprehur ministri.

Ai ka thënë se nuk do të lejohet që “një rast i izoluar ta njollosë punën e palodhshme dhe të ndershme të mijëra punëtorëve shëndetësorë”.

“Reformat, të cilat i kemi filluar si Ministri, në bashkëpunim me personelin mjekësor që punon me nder dhe integritet, me ndihmën e qytetarëve tanë, do t’i bëjmë realitet”, është zotuar Ismaili.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz