BallinaLajmeNë Bruksel u miratua rezoluta për shfuqizimin e “lëvizjes së orës”

Në Bruksel u miratua rezoluta për shfuqizimin e “lëvizjes së orës”

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Në votimin e pasdites në Parlamentin Evropian është miratuar rezoluta e cila mund të sjellë deri te shfuqizimi i llogaritjes verore dhe dimërore të kohës. Tani vendimi mbetet te Komisioni Evropian.

Së shpejti më nuk do të duhet t’i lëvizim orët për llogaritje verore dhe dimërore të kohës, këtë ka kërkuar Parlamenti Evropian nga Komisioni Evropian i cili, sipas informatave jozyrtare, do ta përkrahë këtë propozim. Presioni i publikut është aq i madh sa që është koha e fundit që lëvizja e orës të shfuqizohet, shkruan portali kroat Dnevnik.hr.

Tashmë shumë vite disa rrethe brenda BE’së po angazhohen për shfuqizimin e praktikës së lëvizjes së orës, ndërsa kohëve të fundit këtë iniciativë kanë marrë polakët. Deri tani janë mbajtur disa debate në institucionet evropiane për këtë temë, ndërsa Parlamenti Evropian, duke u thirrur në interes të publikut, i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që ta përkrahë këtë propozim.

Po afrohet ajo natë në mes të shtunës dhe dielës kur do të flemë një orë më pak. Dhe pikërisht mungesa e kësaj ore shumicës do të shkaktojë së paku kokë dhembje, ndërsa disave edhe pengesa më serioze shëndetësore.

“Duke u përgjigjur në iniciativat qytetare të cilat theksojnë brengosje për shkak të pasojave shëndetësore të ndërrimit të kohës dy herë në vit, në draft rezolutë përfaqësuesit i bëjnë thirrje Komisionit të propozojë ndalimin e praktikës së llogaritjes verore të kohës”, shkruan në kumtesë të Parlamentit Evropian./Insajderi.com.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz