BallinaLajmeGrabitet postieri në Fushë-Kosovë nga tre persona të armatosur dhe me maska

Grabitet postieri në Fushë-Kosovë nga tre persona të armatosur dhe me maska

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një postier, të cilit ia kanë marrë çantën, ku pos letrave postare kishte edhe dokumente dhe rreth 500 mijë dinarë të Serbisë. Grabitja e armatosur ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës

Zëdhënës të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, kanë konfirmuar për Gazetën Express se sot rreth orës 10:30 ka ndodhur një grabitje e armatosur nga tre persona në një fshat ndaj një postieri, me ç’rast iu është marrë çanta që e posedonte.

“Sot kemi marrë informatë se në fshatin Kuzmin të Fushë-Kosovës ka ndodhur një grabitje e armatosur ndaj një personi (postieri), nga i cili është marrë çanta”, thanë nga zyra e informimit e PK-së në rajonin e Prishtinës për Express.

Policia konfirmoi se në këtë grabitje kanë qenë të përfshirë tre persona dhe të njëjtit janë larguar nga vendi ngjarjes, pas grabitjes, me veturë të tipit “Golf” që ishte me ngjyrë hiri.

Policia, gjithashtu, tregoi se grabitja ka ndodhur ndaj personit me inicialet D.M, duke mos dhënë detaje të tjera.

Por, Gazeta Express nga burimet e saj ka kuptuar se D.M në çantën e cila iu mor, pos letrave postare, posedonte edhe dokumente dhe para rreth 500 mijë dinarë të Serbisë, e që i bie 4 mijë euro.

Policia tha për Express se personat e dyshuar ende nuk janë kapur dhe se po merren me rastin, të cilin po e cilësojnë si grabitje e armatosur.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz