Deupteti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu-Kamishi, në seancën e sotme të kuvendit ka diskutuar rreth komplekstit memorial në Prekaz.
Deputeti nga radhët e PDK-së ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që ta ndajë mjete për fillimin e punimeve për restaurimin e shtëpive në lagjen e Jashërve në Prekaz.
Gazeta Online DrenicaPress e sjell të plotë fjalimin e Kamishit në Kuvend:
Diskutimi im sot në Kuvend për rrezikun e shkatërrimit të shtëpive muze në Prekaz
Të nderuar kolegë deputetë!
Ditëve të fundit ka qenë shumë aktual debati për problematikën e rrezikut të shëmbjes së shtëpive muze në Lagjen Jasharaj në Prekaz.
Fillimish dua të falënderoj të gjitha mediat dhe shoqërinë civile për ri-senziblizimin e kësaj problematike e cila tani kërkon hapa konkret për zgjidhjen e saj.
Kuvendi i Kosovës në muajin korrik 2016, ka votuar amendamentin e PDK-së të propozuar nga unë, për investime në konservimin dhe restaurimin e shtëpive muze në lagjen Jasharaj në Prekaz. Amandameti i votuar në Kuvend do të duhej tu hapte rrugë punimeve për konservimin dhe restaurimin e të gjitha shtëpive muze në Prekaz. Ndërsa, Agjnsioni për Mbrojtjen e Komplekseve Memoriale nuk ka kryer punënë që I ka takuar. Përkundër ndarjës se mjeteve finaciare dhe kodit buxhetor për restaurimin dhe konservimin e shtëpive muze , puna nuk ka filluar as atëherë e as sot, për me keq mjetet e planifikuar nuk u shfryëzuan, por u ri- destinuan dhe shkuan në suficit.
Kur kam kërkuar ndarjen e mjeteve buxhetore për restuarimin dhe konservimin e shtëpive muze kam pas të dhëna të sakta nga mirëmbajtësit e Kompleksit të Jasharajve për gjendjen e shtëpive që janë para shkatërrimit. Prandaj unë vetëm e kam përcjellë një kërkesë të tyre dhe të miliona vizitorëve të Kompleksit të cilët janë të shqetësuar me gjendjen e shtëpive muze në Prekaz. Sot kur kjo çështje është senziblizuar nga mediat dhe shoqeria civile , nuk dua ta drejtoj gishtin nga askush, sespe përgjegjësit dihen, Por, dua ta drejtoj qartë kërkesën për të filluar në mënyrë urgjente investimet në ruajtjen dhe konservimin e shtëpive muze në lagjen Jasharaj, në ruajtejn dhe mbrojtejn e përherëshme institucionale, shtetërore të Kompleksit Memorial në Prekaz.
Kuvendi i Kosovës përmes Amandametit të propozuar , në vitin 2016 ndau mjete për restauarimin dhe konzervimin e shtëpive muze, por punimet nuk filluan dhe gjendja atje mbetet alarmante, dhe kjo duhet të përmirësohet me hapa konkret.
Ne kemi krijuar Agjensionin për Menaxhimin e Komplekseve Memorialeve, kemi edhe MKRS që merret me trashegiminë kulturore, kemi edhe drejtoritë përkatëse , institute, Këshillin e Kosovës për Trashegimi Kulturore, por trashegimia e jonë më e re historike dhe kulturore, po shkatërrohet, as nuk po ruhet e as nuk po mbrohet. Për me keq , Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Kompleksin Memorial në Prekaz nuk e ka paraparë në listën e institucioneve, objekteve e monumenteve që janë në mbrojtje të përherëshme. Në atë listë të propozuar nga KKTK janë në mbrojtje të përherëshme 23 objekte duke përfshirë: shtëpi banimi, komplekse, kisha, manastire, patriarkana , xhamia, muze, kulla, fusha e hamame , por jo edhe kullat, shtëpitë dhe Kompleksi Memorial në Prekaz, vendi më i vizituar në Kosovë. Kush do që ka propozuar atë Listë për mbrojtje të përherëshme , dhe ata që e kanë miratuar pa Kompleksin e Jashrajve, pa Shtëpitë Muze, ka bërë jo vetëm gabim profesional, por ka lejuar dëmtimin e gjurmëve të freskëta të luftës epike të Jasharajve dhe UCK-së.
Prandaj kërkoj që Qeveria e Kosovës të ndajë mjetet e nevojshme për fillimin e punimeve për restauarimin dhe konservimin e shtepive muze në Lagjen Jasharaj dhe pastaj ne me plotësim- ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2018, të ndajmë mjetet e nevojëshme finaciare që kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
Me respekt,
Bekim Haxhiu

