BallinaLajmeMirupafshim Kinë, rrëmojsat tani Made in Kosova

Mirupafshim Kinë, rrëmojsat tani Made in Kosova

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Se në Kosovë nuk është i zhvilluar sektori prodhues tregon edhe importi i rrëmojëseve. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, brenda një viti vendi ynë importon rrëmojësja më vlerë rreth 50 mijë eurove.

“Janë rreth 50 mijë euro import të rrëmojëseve në Kosovë. Sipas shteteve, Kina merr pjesë me 90 për qind të importit, e ndjekur nga Turqia dhe Greqia”, konfirmon për portali Telegrafi, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Por importi i rrëmojëseve mund të ulet ndjeshëm pasi që në fillim të këtij viti në Rahovec është hapur fabrika për prodhimin e rrëmojëseve. Zamir Kryeziu, përfaqësues i ‘Kryeziu Group’, fabrika e cila merret me prodhimin e rrëmojëseve, tha se kjo kompani ka kapacitet ta mbuloj tregun vendor dhe tashmë ka nisur të eksporton edhe jashtë Kosovës.

“Ne këtë fabrikë e kemi hapur para një muaji. Kemi kapacitet për ta mbuluar tërë tregun vendor dhe tashmë kemi filluar të eksportojmë edhe në Maqedoni. Deri më tani gjithçka është duke ecur mirë”, tha Kryeziu për portalin Telegrafi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz