BallinaRegjionaleDeputetja drenicase po merr pjesë në "Lutjet e Mëngjesit" në SHBA (Foto)

Deputetja drenicase po merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA (Foto)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kanë filluar takimet e delegacioneve nga mbarë bota të cilët po marrin pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në Washington. Kuvendin e Republikës se Kosovës në këtë eveniment po e përfaqësojnë deputetët Blerta Deliu Kodra dhe Armend Zemaj.

Gjate ditës së sotme deputetët bashkë me Ministrin e Inovacionit Besim Beqaj kanë zhvilluar një takim në Senat, me përfaqësues të lartë të këtij institucioni dhe të shteteve nga Evropa Juglindore, në të cilin u diskutua lidhur me sfidat e shteteve te Ballkanit Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me Senatin e SHBA-ve.

Po ashtu ata zhvilluan një takim te veçantë me Admiralin Patrick Walsh, komandant i Flotës për Pacifikun, njofton Insajderi.

Lutjet nacionale të Mëngjesit janë një traditë e vjetër, për më gjatë se gjashtë dekada, sipas të cilës, çdo vit, më 4 shkurt, në lutjet e përbashkëta mblidhen presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, anëtarë të Kongresit, politikanë amerikanë dhe udhëheqës ushtarakë, si dhe mysafirë nga qindra vende të botës.

Kjo traditë e lutjeve nacionale ka nisur që nga koha e presidentit Dëight Eisenhower, më 1952. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz