BallinaLajmeThaçi e vodhi idenë e Rugovës për ndërtimin e rezidencës Qeveritare

Thaçi e vodhi idenë e Rugovës për ndërtimin e rezidencës Qeveritare

Të ngjajshme

Në aksidentin me fatalitet në Vushtrri e përfshirë edhe një veturë e policisë

Në aksidentin me fatalitet që ka ndodhur mbrëmë në...

Parashikimi i motit gjatë fundjavës

 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Pse dekreti i Presidentes ishte i domosdoshëm

Shkruan Kolë Krasniqi Në momentet kur institucionet bllokohen dhe Kushtetuta...

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar...

Dy ditë më parë, në shtëpinë e Behgjet Pacollit në Hajvali, është diskutuar ideja për ndërtimin e objekteve të reja të institucioneve të vendit, me lokacion Hajvalinë. Dje këtë ide publikisht e ka shpalosur Presidenti Hashim Thaçi, pa elaboruar shumë se për cilat institucione duhet të ndërtohen këto objekte

Por, ideja e ndërtimit të objekteve të institucioneve e ka edhe një histori tjetër. Fillimisht atë e kishte prezantuar Ibrahim Rugova, duke kërkuar që vendi të ndërtojë Shtëpinë e Bardhë për Presidentin.

Por, Thaçi këtë e ka shpallur si propozim dje gjatë një adresimi para kryeministrit dhe ministrave.

“Shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërtimi i një objekti të tillë, madje parashihet edhe me Kushtetutë. Për këtë pothuajse për çdo vit janë ndarë edhe mjete financiare, por kanë tepruar. Por, Thaçi këtë e ka zgjeruar edhe me objekte të institucioneve, pa treguar detaje.

Ndryshe gjatë darkës në Hajvali, sipas njërit prej pjesëmarrësve, Pal Lekajt, Pacolli ka shfaqur gatishmëri.

Ndonëse fillimisht ka mohuar që në darkë të jetë diskutuar mundësia që Pacolli, me kompaninë e tij, të ndërtojë institucionet e reja, në Hajvali, Lekaj më pas ka ndryshuar fjalët.

“Nuk është përmendur që kompania e zotit Pacolli të ndërtojë”, ka thënë Lekaj.

“Janë kritere të caktuara, dhe në bazë të asaj që janë ligjet e Kosovës, të prokurimit dhe të shpalljes së interesit, duhet të veprohet”, ka shtuar ai.

Duke harruar deklaratën e mëparshme, ai ka thënë se Pacolli është shprehur i gatshëm të jetë ndërtuesi i objekteve të reja institucionale.

“Pacolli ka shprehur gatishmërinë, që nëse ia lejojnë kushtet dhe ligjet e Kosovës – pse jo”, është shprehur Lekaj.

“Që të jetë i barabartë me kompanitë e tjera”, ka thënë ai.

Lekaj ka thënë se propozimi ka qenë i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Është propozuar nga presidenti i Kosovës – dhe të tjerët janë pajtuar – që të zhvendosen Qeveria e Kosovës, bashkë me objektet përcjellëse, bashkë me Parlamentin, në periferi”, ka thënë Lekaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz