back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAtifete Jahjaga paditet për shpifje

Atifete Jahjaga paditet për shpifje

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është paditur për shpifje nga familja Berisha nga Suhareka për shkak të deklaratave të saj publike, lidhur me rastin e Shyhrete Berishës.

Avokatja e Familjes Berisha, Vahide Braha, tha për Insajderin, se padia është bërë për shkak se Jahjaga ka thënë se Shyhrete Berisha, “është nxjerrë zhag nga shtëpia ku kishte jetuar me burrin dhe fëmijët e saj”.

Braha tha se seanca fillestare për këtë rast do të mbahet gjatë këtij muaji.

Insajderi ka provuar të kontaktoj edhe me avokatin e Atifete Jahjagës dhe është në pritje të një përgjigje nga ai.

Shyhrete Berisha, e cila i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, ku iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, pas luftës kishte nisur një betejë gjyqësore për të marrë gjysmën e shtëpisë që ajo pretendonte se i takonte.

Për disa vite ajo u përball në proces gjyqësor me kunetërit e saj, Arben dhe Xhelal Berisha, deri në korrik të vitit të kaluar kur e fitoj rastin.

Gjykata në Suharekë mori vendim se Shyhrete Berisha është pronare e gjysmës së shtëpisë së banimit dhe po ashtu pronare e gjysmës së paluejtshmërisë së pronës në Suharekë.

Vëllezërit Arben dhe Xhlal Berisha janë ankuar në shkallën e dytë ndaj vendimit të Gjykatës së Suharekës.

Jahjaga ka dal në mbrojtje të Shyhrete Berishës, ajo edhe pas vendimit të gjykatës pati disa fjalë për “Drejtësinë e mohuar”. /Insajderi.com

Të Fundit

Sport

ShowBiz