BallinaSportShqiptari Uldedaj e fiton titullin “International German Championship” në boks

Shqiptari Uldedaj e fiton titullin “International German Championship” në boks

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj, e ka fituar titullin “International German Championship” në boks, pasi e rrahu çekun Jakub Synek, të shtunën mbrëma në Halle të Gjermanisë.

Në një meç të kategorisë Cruser (90 kilogramë) , shqiptari 21-vjeçar e mundi çekun për ta rrëmbyer titullin “International German Championship”, raporton Express.

Uldedaj ishte fantastik për 10 runde, sidomos në atë të tetin kur edhe e nokautoi një herë kundërshtarin, por qëndrueshmëria e çekut përkundër goditjeve të pareshtura bëri që ndeshja të zhvillohej deri në rundin e fundit.

Në fund, 21-vjeçari fitoi me vendim unanim.

Kjo ishte lufta e tetë e Uldedajt në boksin profesionist dhe fitorja e tetë në të njëjtën kohë.

Dy nga tetë fitoret, ai i ka fituar me nokaut. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz