BallinaLajmePërherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e familjes Krasniqi

Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e familjes Krasniqi

Të ngjajshme

Kina pezullon prodhimin e fishekzjarrëve

Autoritetet kineze kanë urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të prodhimit...

A do të hyjë VV në koalicione? Flet Enver Dugolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se...

Selin vjen me njoftim, fansave të saj nuk do t’iu pëlqejë aspak

Fituesja e Big Brother Vip Albania, Selin Bollati ka...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot familjen e Heroit të Kosovës, Gjeneral Major, Adrian Krasniqi.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e Adrian Krasniqit për çlirimin e vendit, duke thënë se ai ishte brezi i parë i luftëtarëve dhe ishte njëri nga ata që i vuri themel rrugës së Kosovës për liri dhe se Adriani  ishte nga ata luftëtarë që përveç rrugës deri në liri, kishte vizion edhe për më tutje.

“Sot, pata nderin të jem në vizitë te baca Xhafer, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit. Me bacen Xhafer, kujtuam ngjarje nga lufta jonë e lavdishme. Kujtuam Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe. Shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihem si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurëve gjatë kohës sonë më të vështirë. Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuar të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës” tha Kryeministri Haradinaj.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz