BallinaSportRashica te Werderi – Klubi i Vushtrrisë mbush arkat, kryetari Imeri flet...

Rashica te Werderi – Klubi i Vushtrrisë mbush arkat, kryetari Imeri flet për shumën që i takon klubit nga Kosova, rregullin e FIFA-s dhe investimet

Të ngjajshme

Zyrtarët: SHBA-ja do të dërgojnë mijëra trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të dislokojë mijëra...

Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e parë të pranverës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbjellë lule në...

Dy nga tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Vjenë varrosen sot

Pajtim Bajrami dhe Asllan Musliu, dy nga tre shtetasit...

Shqipëria e publikon listën për play-offin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të...

Forcat izraelite përplasen me Hezbollahun në jug të Libanit, vriten katër persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se janë...

Ditë më parë Milot Rashica kaloi te Werder Bremeni nga Vittese për 7.5 milionë euro.

Nga kjo shifër do të përfitojë edhe klubi KF Vushtrria, sepse rregullat e FIFA-s thotë se pesë per qind e vlerës totale i takon klubit ame, pra atij klubi që e prodhoi lojtarin në aspektin sportivo-profesional.

Rashica duke u prezantuar si lojtar i klubit gjerman

Për RTV Dukagjinin ka folur edhe kryetari i klubit të parë të Rashicës, Naser Imeri, ku ka shpjeguar në detaje gjithë këtë:

“Kjo është një arritje e madhe edhe për Milotin edhe klubin tonë, jemi krenar që ai ka dal nga ne. Është një rregull nga FIFA që siguron se pesë per qind të shumë totale i takon klubit ame, pra në këtë rast neve”.

“Sipas kalkulime tona ne do të përfitojmë rreth 300 mijë euro, për rastin në fjalë kemi filluar të interesohemi. I kemi shkruar Federatës së Kosovës, FIFA-s dhe kemi angazhuar një agjent. Këto para do t’i shfrytëzojmë duke investuar në shkollën e futbollit Kosova e Vushtrrisë”, ka thënë Imeri.

Rashica ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2020.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës shpesh herë ka ndihmuar ish-klubin e tij nga Kosova edhe nga ana financiare. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz