back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportMassimiliano Allegri martohet me aktoren italiane (FOTO)

Massimiliano Allegri martohet me aktoren italiane (FOTO)

Të ngjajshme

Trajneri i skuadrës bardhë e zi, Massimiliano Allegri dhe aktorja e njohur italiane, Ambra Angiolini duket se dalëngadalë po i afrohen martesës.

Kështu shkruan e përjavshmja, “Diva e Donna”, e cila ka publikuar disa pamje të çiftit në provincën Cerveteri, në Romë. Duke përfituar nga fakti që trajneri i bardhezinjve është i lirë nga impenjimet, Ambra ka prezantuar partnerin e saj, 50 vjeçar me prindërit, të cilët kanë drekuar të gjithë së bashku. Nga ana tjetër, në fotot e publikuara nga revista italiane, Massimiliano dhe Ambra janë parë me unaza në duar, gjë që ka shtuar akoma dhe më shumë dyshimet se çifti po shkon drejt martesës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz