back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje nga aksidenti i tmerrshëm në dalje të Fushë-Kosovës

Policia jep detaje nga aksidenti i tmerrshëm në dalje të Fushë-Kosovës

Të ngjajshme

Një fëmijë shqiptar 4 vjeç humb jetën në një aksident në St. Gallen të Zvicrës

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para...

Dy të lënduar nga aksidenti në “Bregun e Diellit”, policia jep detaje

IndeksOnline para pak minutash raportoi për një aksident të...

Suharekë: Krimet Ekonomike arrestojnë një të dyshuar që mirrej me bixhoz

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dje...

Aksidentohen rëndë dy vetura të Bregu i Diellit, në Prishtinë (PAMJE)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak...

Policia e Kosovës dha detaje të reja në lidhje me aksidentin në Fushë Kosovë, në të cilin u përfshinë automjete të shumta

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në një prononcim për Express, tha se është raportuar për një aksident në dalje të Fushë-Kosovës ku janë përfshirë dhjetë automjete duke përfshirë edhe kamionë.

“Është raportuar një aksident trafiku në autostradën mes Mazgitit për Fushë Kosovë, ku të përfshira janë diku rreth 10 automjete, në mesin e të cilave dy-tre kamionë. Është raportuar edhe për persona të lënduar të cilët janë transportuar për emergjencë. Njësitet e Policisë si dhe ato për menaxhim dhe kontroll të autostradës janë në vend të ngjarjes dhe po kryejnë të gjitha procedurat për hetimin e shkaqeve deri të aksidenti dhe rrethanat”, tha Hoxha.

Ai më tej tha se ka shumë të lënduar, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë dhe nëse ka ndonjë me fatalitet.

Ky aksident ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. /Gazeta Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit