BallinaLajmeHaradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull!

Haradinaj: Në kohën e Holokaustit, ne dhamë provimin si popull!

Të ngjajshme

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, vendosi lule te pllaka përkujtimore për hebrenjtë, që pësuan gjatë Holokaustit, në vendin ku ishte Sinagoga e fundit.

Me këtë rast kryeministri Haradinaj theksoi se si çdo vend në botë, edhe në Kosovë kujtohet tragjedia e Luftës së Dytë Botërore, kujtohen dhimbjet e mëdha, fati i hebrenjve, viktimë e asaj lufte, pra kujtohet Dita Ndërkombëtare e Holokaustit.

“Në Kosovë te shqiptarët kemi ndjenjën e mirë se në atë kohë e kemi dhënë provimin si popull, por duke kujtuar tragjedinë e së kaluarës dërgojmë porositë që të gjithë të jemi vigjilentë që njerëzimit të mos i përsëriten kurrë tragjedi të tilla. Populli ynë ka kaluar nëpër tragjedi, i kemi tragjeditë e luftës 1998-1999 dhe jemi të ndjeshëm për këtë. Respekt për të gjithë ata që iu mor jeta në mënyrë të padrejtë në tragjeditë e së kaluarës”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz