back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeMinistri serb: Kosova, Jerusalemi i Serbisë

Ministri serb: Kosova, Jerusalemi i Serbisë

Të ngjajshme

Arsenali i kthehet fitoreve në Premierligë, shkatërron Leedsin

Arsenali i është rikthyer fitoreve në Premierligë. “Topçinjtë”, shkatërruan Leeds...

Maignan vazhdon kontratën me Milanin

Portieri francez, Mike Maignan do të qëndrojë te Milani. Ndonëse...

Incidenti me armë në Kodrën e Trimave: Tre të lënduar

Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në...

Beograd – Për serbët dhe Serbinë nuk ka çështje më të rëndësishme kombëtare se sa Kosova, e as përpjekje më të rëndësishme se ato që Kosovën ta mbajnë brenda Serbisë.

Kështu ka thënë ministri për Inovacion Teknologjik dhe Zhvillim i Serbisë, Nenad Popoviq, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se “çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë, ashtu është edhe Kosova për serbët”.

“Vetëm ato shtete që kanë mbrojtur dhe mbrojnë territorin e tyre, që mbrojnë kombin dhe dinjitetin e tyre, po ashtu fuqinë dhe besimin në vetvete, janë respektuar, e po ashtu kanë qenë të forta edhe ekonomikisht”, ka thënë Popoviq.

Në një shkrim autorial për të përjavshmen serbe “Vreme”, Popoviq ka përmendur Rusinë si shembull të një shteti që ishte në pozicion të njëjtë me Serbinë kur ka mbrojtur të drejtën mbi Çeçeninë, pastaj ka përmendur rastin e Izraelit me Jerusalemin, e Kinën dhe të drejtën e saj mbi Tajvanin dhe Hong Kongun.

Izraeli, siç ka shkruar ai, ka një kontest të hapur territorial, por konflikti nuk e pengon për të shënuar rritje ekonomike.

Është një shtet me rreth 8 milionë popullatë, por me një GDP prej 320 miliardë dollarëve, ka shkruar Popoviq, shkruan Periskopi.

“Nuk mund ta ndalojmë Serbinë asnjëherë prej të qenit Serbi, sepse as ne që jetojmë me problemin e Kosovës nuk e kemi bërë Serbinë, e as s’e kemi të drejtën t’i lëmë gjeneratat e ardhshme pa Kosovën”, ka thënë Popoviq.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz