back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeVV: Këta dy aktivistë nuk e përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje

VV: Këta dy aktivistë nuk e përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj konferencës së paralajmëruar sot nga dy anëtar të kësaj partie që do të mbahet në orën 14: 00.

Në komunikatën e lëshuar nga kjo parti, thuhet se Nol Nushi dhe Teuta Rrusta nuk përfaqësojën pozicionet që kanë pasur në parti, për arsye se kontratat e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje kanë skaduar me 31 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje thotë që konferencat për media thirren vetëm në koordinim me Sekretariatin për Media.

Komunikata e plotë:

Bazuar në praktikat e funksionimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përfaqësuesit e saj thërrasin konferenca për media në koordinim me Sekretariatin për Media dhe konferencat i mbajnë në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Për konferencën e Nol Nushit dhe Teuta Rrustës jemi njoftuar se ata do të mbajnë një konferencë për media jashtë zyrave të Lëvizjes.

Noli dhe Teuta, bashkë me disa aktivistë të punësuar në Sekretariatin e Përgjithshëm, pas zgjedhjeve lokale (nga 20 Nëntori), nuk kanë ardhur me rregull në zyrë, në vendin e tyre të punës.

Më 18 dhjetor 2017 në mbledhjen e Sekretariatit të Përgjithshëm në të cilën ka qenë edhe Noli e Teuta, është kërkuar nga të njëjtit t’i respektojnë obligimet e punës që dalin nga Kontrata që e kanë nënshkruar dhe Rregullores së punës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!!, që është në harmoni me Ligjin e Punës.

Edhe pas kësaj dite, dy të lartpërmendurit nuk kanë ardhur në vendin e tyre të punës. Teuta deri më tani, brenda 2 muajve, 2-3 herë ka kryer disa shërbime në cilësinë e përgjegjëses për Qendrat e Lëvizjes.

Për shkak të mosardhjes në punë dhe moskryerjes së detyrave të punës, kontratat e skaduara më 31 dhjetor 2017, të Nolit dhe Teutës, nuk ka qenë e mundur të përtëriten dhe prandaj as nuk mund të konsiderohen si të punësuar mëtutje në Sekretariatin e Përgjithshëm.

Arsyet e lartpërmendura janë dëshmi e mjaftueshme se Noli dhe Teuta në këtë Konferencë nuk përfaqësojnë pozicionet e mbajtura më herët në Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz