back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeMolliqaj tregon se cilit krah i takon Glauk Konjufca

Molliqaj tregon se cilit krah i takon Glauk Konjufca

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur për përçarjet e fundit në këtë parti – shkruan Periskopi.

Ai tha se deputeti Glauk Konjufca është më i afërt me Albin Kurtin.

“Unë mendoj se edhe Glauk Konjufca është njeri i lexuar, megjithëse ai është i afërt me Kurtin”, tha ai, teksa po fliste edhe për anëtarin Zgjim Hysenin, për të cilin tha se është ndër më të përgatitur në VV.

Tutje ai tha se për shtatë vite, kanë qenë njerëzit më të afërt me Kurtin jo vetëm politikisht, por edhe shoqërisht.

“Krejt kjo çka ndodhi ishte për të krijuar një gjendje të jashtëzakonshme, që të kurorëzohet me një ngjarje të tillë. Nuk po thuhet e vërteta.  Ne kemi qenë bashkë me Kurtin në një organizim politik e shoqërisht. Në shtatë vitet e fundit kemi qenë dy personat më të afërt në Lëvizje. Më së shumti në politikë kam mësuar nga Albin Kurti. Ndodhi diçka që mori përmasa të mëdha”, ka thënë Kurti.

Tutje foli edhe për takimet e para kur filluan përçarjet në VV.

“Këtë do ta ndaja në dy pjesë, nga tetori i 2016’tës deri në qershor të 2017’tës, dhe nga qershori i 2017’tës deri më tani. Ne u thirrëm në takim nga Kurti. Unë, Teuta Rrusta, Nol Nushi dhe Zgjim Hyseni. Pati kritika për ne. Nuk e mora shumë seriozisht, sepse mu duk se nuk ishte problem i madh”, tha ai./Periskopi

Të Fundit

Sport

ShowBiz