BallinaLajmeHaradinaj: Nuk iu japim llogari ambasadorëve për Gjykatën Speciale

Haradinaj: Nuk iu japim llogari ambasadorëve për Gjykatën Speciale

Të ngjajshme

Vengu për rezolutën ndaj Iranit: Shqipëria nuk e relativizon terrorizmin shtetëror

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Pirro Vengu, ka...

Kim Kardashian nuk njihet me pamjen e re, tronditen fansat

Kim Kardashian ka shkaktuar sërish bujë, këtë herë për...

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur...

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë...

Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha...

Qeveria e Kosovës nuk do ti jep llogari ambasadorëve por vetëm kuvendit për vendimet që merr.Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj i pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionin.

Haradinaj tha se qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve ndërsa u shpreh i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.

“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kry. Unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu, qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem qu raportin e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me qu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash nuk po votojnë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i jepim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë vizitës në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik ku u prit nga kreu i saj, Valdrin Lluka, me të cilin biseduan për zhvillimin ekonomik në Kosovë, duke u fokusuar në sektorin e energjetikës.

Haradinaj edhe njëherë përsëriti se nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës. Ai tha se Kosova prodhon 83 për qind, ndërsa pritet që gjatë shkurtit të ketë prodhim të plotë të energjisë./EkonomiaOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz