BallinaRegjionaleBekim Haxhiu: Vendimi i Lushtakut për shkarkimin tim, nuk ka vlerë as...

Bekim Haxhiu: Vendimi i Lushtakut për shkarkimin tim, nuk ka vlerë as sa ni letër e tualetit

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në një prononcim për Periskopin, ka thënë se vendimi i Sami Lushtakut për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj nuk vlen fare, madje e ka krahasuar me vlerën e një letre të tualetit.

“ Nuk jam kundër kryetarit Sami Lushtaku. Por jam i zgjedhur me votë të Kuvendit e të Këshillit Drejtues e të Kryesisë nga kryetari i PDK-së. Me vota të anëtarësisë të PDK-së. Ai vendim i Sami Lushtakut për mua është ‘nul’ zero është. Edhe bash po t’kallxoj, sa për vendimin e tij, po më vjen keq me u shpreh, po as nuk ka vlerë sa ni letër e tualitetit” , është shprehur deputeti Haxhiu për Periskopin.

I pyetur nëse do të jap dorëheqje edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit  pas këtyre zhvillimeve, Haxhiu  nuk ka dhënë një përgjigje, duke përsëritur faktin se ai vendim nuk vlen asgjë dhe se ai vazhdon të mbetet edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetar i Degës.
Haxhiu ka thënë se në Skenderaj është aturotitet i  pa kontestueshëm, pasi ka dalë deputeti më i votuar në Skenderaj në tri palë zgjedhje,

“ Kush, a ti po ma përcakton të ardhmen mu a ?!.. Ai vendim nuk vlen kurrgjë. Unë jam anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe nënkryetar i PDK-së në Skenderaj. Jam anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike, jam anëtar i grupit parlamentar të PDK-së, jam deputeti më i votuar në tri palë zgjedhje në Komunën e Skenderajt, jam autoritet i pa kontestueshëm në Komunën e Skenderajt, që Sami Lushtaku me të birin i tuten , me disa langaraqa të vetë” ka përfunduar deputeti Bekim Haxhiu për Periskopin.

Sot deputeti Haxhiu me një vendin të PDK-së në Skenderaj është shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Degës.

Ndërsa kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në një përgjigje për Periskopin, ka thënë se s’ka asgjë personale me deputetin Haxhiu, pasi atë e ka shkarkuar partia./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz