BallinaRegjionaleLushtaku tallet me Kamishin: Ai është i Skenderajt, Mitrovicës dhe i Fushë...

Lushtaku tallet me Kamishin: Ai është i Skenderajt, Mitrovicës dhe i Fushë Kosovës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku është tallur me nënkryetarin e shkarkuar të PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiun.

Pas vendimit të Kryesisë së PDK-së në Skenderaj për shkarkimin e Bekim Haxhiut, të njohur me nofkën “Kamishi”, Sami Lushtaku deklaroi se vendimin për kthimin e tij në degën e PDK-së në Skenderaj mund të vendos vetëm ai.

Teksa fliste për shkarkimin e Haxhiut, në një intervistë për Insajderin, Sami Lushtaku është tallur me ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës.

Bekim Haxhiu është i njohur për lidhjet e tij me qytetin e Mitrovicës. Ai bën shpeshherë fushatë në këtë komunë dhe më parë kishte qenë pjesë e strukturave të Klubit të Futbollit Trepça. Për këtë, Lushtaku është tallur me Haxhiun.

“Ai është edhe i Skenderajt, edhe i Mitrovicës edhe… qysh t’i vyej. Nganjëherë është edhe i Fushë Kosovës. Qysh t’i vyej”, deklaroi Lushtaku për Insajderin.

Bekim Haxhiu, ndërkaq, i është kundërpërgjigjur Lushtakut pas shkarkimit nga pozita e nënkryetarit të degës. Ai ka thënë se Lushtaku nuk mund ta përjashtojë nga partia, por sipas tij, vetëm kryetari i PDK-së Kadri Veseli mund ta bëjë këtë. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz