BallinaLajmeKamishi thotë se atë mund ta shkarkojë vetëm Veseli, por Lushtaku thotë...

Kamishi thotë se atë mund ta shkarkojë vetëm Veseli, por Lushtaku thotë se “vendimet e tij s’ka kush i kthen”

Të ngjajshme

Adelina Thaçi “godet” indirekt Adriana Matoshin: Mjaft ma, artisti s’e ulë nivelin e debatit!

Ish-deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta e ka kritikuar indirekt...

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Kryesia e degës së PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari i degës Sami Lushtaku, ka marrë vendim që të përjashtojë nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj 7 anëtarë të zgjedhur në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Në mesin e shtatë të shkarkuarve është edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, raporton Insajderi.

Haxhiu deklaroi sot se “nuk mundet Sami Lushtaku me djalin e tij e me disa anëtarë të më shkarkojë”. Në një bisedë me Gazetën Express, ish-deputeti Haxhiu tha se “vendimin për shkarkime e merr veç Kadri Veseli”.

Por, Insajderi ka kontaktuar me Sami Lushtakun. Ai ka dhënë një tjetër version.

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Skenderaj deklaroi se vendimi për shkarkimin e shtatë anëtarëve të degës është marrë për shkak se të shkarkuarit kanë ndikuar në përçarje brenda partisë.

“Është vendim i Kryesisë së partisë. Ka ndikuar për përçarje në Partinë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj”, ka thënë ushtaku për Gazetën Online Insajderi.

Lushtaku tregoi se ky vendim është marrë me vota unanime të anëtarëve të Kryesisë së PDK-së në Skenderaj.

I pyetur nëse vendimi mund të jetë i kthyeshëm, në rast të ndonjë ndërhyrjeje të mundshme të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ai deklaroi se kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë.

“Vendimet e mija vetëm unë mundem e i kthy, e jo dikush tjetër”, ka deklaruar Lushtaku.

Anëtarët e përjashtuar të PDK-së në Skenderaj janë: 1. Azem Gashi, 2. Musa Fazliu, 3. Fatbardha Haliti, 4.Ilir Ejupi, 5. Sami Aruqi, 6. Driton Hetemi, 7.Fatlume Kodra. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz