BallinaLajmePolicia kontrollon nxënësit në shkolla, për të ndalë përdorimin e drogës në...

Policia kontrollon nxënësit në shkolla, për të ndalë përdorimin e drogës në shkollë

Të ngjajshme

949 Qendra Votimi për zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin...

Sezoni turistik në Shkodër, prefektja: Probleme me trafikun, mbetjet dhe ndotjen akustike

Përballimi i fluksit turistik dhe natyrisht krijimi i kushteve...

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Në një komunikatë për media dërguar Drenica Press-it, Policia e Kosovës bën të ditur se  në zbatim të  urdhrit operativ “Stop drogave në shkolla” gjatë një jave (15.01.2018 deri  21.01.2018), në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ka realizuar patrullime dhe vizita në shkolla dhe rreth tyre, ka zhvilluar ligjërata në shkolla, ka arrestuar persona të dyshuar, ka konfiskuar lëndë narkotike etj.

Aktivitetet policore që janë zhvilluar gjatë javës, në kuadër të  realizimit të detyrave që dalin nga urdhri operativ “Stop drogave në shkolla”,  janë si në vijim:

  • Janë realizuar 746 vizita dhe kontakte me personel të shkollave,
  • Janë realizuar 1205 patrullime rreth shkollave,
  • Janë kontrolluar 1228 persona,
  • Janë kontrolluar 593  vetura,
  • Janë kontrolluar 37  lokale,
  • Janë mbajtur 8 ligjërata në shkolla të ndryshme,
  • Gjatë kësaj periudha janë iniciuar 17 raste dhe janë arrestuar  26 persona të dyshuar,
  • Janë konfiskuar 62.44 gramë marihuanë, 0.5 gram kokainë dhe një armë.

Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me ligjet e vendit, përfshirë luftën e pa kompromis kundër përdorimit të narkotikëve, me theks të veçantë në dhe përreth objekteve arsimore.

 

Me respekt

Zyra për Informim e PK-së

DPP-Prishtinë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz