back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeVdes ish-kryetari i Prishtinës

Vdes ish-kryetari i Prishtinës

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin...

Spiropali falënderon Izraelin për njohjen e Kosovës

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka falënderuar...

Dënohet me 10 vite burg një nga tifozët e Bashkimit që u ndalua në Mal Të Zi

Një pjesëtar i tifo-grupit “Arpagjikët” është dënuar me 10...

Ka ndërruar jetë të mërkurën mbrëma, në moshën 87-vjeçare, ish-kryetari i Prishtinës, politikani, gazetari dhe autori i një libri për kryeqytetin, Sherafedin Sylejmani.

 Sylejmani ka qenë kryetar i komunës së Prishtinës gjatë viteve 1963-1967 ndërsa më herët ka qenë mësimdhënës në fshatin Krajishtë të Lipjanit.
Gjatë viteve 50 është emëruar gazetar dhe redaktor i emisioneve në gjuhën turke në Radion e Prishtinës.
Në vitin 2010, Sylejmani botoi librin monografik për kryeqytetin “Prishtina ime”, në të cilin ka ofruar dëshmi të çmuara mbi zhvillimin dhe rrjedhat e jetës në qytet gjatë kohës sa ishte udhëheqës i tij, por edhe të periudhave paraprake.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 12:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz