Gjatë themelimit të Komitetit për Politikë dhe Financa komuna e Drenasit ka shkelur ligjin.
Në ditën kur u formua ky komitet, asamblisti Xhavit Drenori kishte bërë me dije se po shkelet ligji, raporton Drenicapress.
DrenicaPress e sjell të plotë reagimin e fundit të Drenorit si dhe videon kur Drenori i kishte paralajmëruar në KK të Drenasit:
Në mbledhjen e fundit të kuvendit të komunes, e mbajtur me 27.12.2017, u tentua të ju vidhet Vizionit për Drenasin, Vetvendosjes dhe Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, mandati i anëtarëve në Komitetin për Politikë dhe Financa.
I paralajmëruam që po shkilnin ligjin, por nuk ju bë vonë.
Ne u ankuam në Ministrinë e Admnistrimit të Pushtetit Lokal (Ministri kjo me kompetencë për monitorimin e komunave), dhe sot, dt. 17.01.2018 vendimi i jashtligjshëm u anulua!
Tani, ata që tentuan të na vjedhin mandatit si duhet quajtur?
Ska tjetër, njeriu që vjedh definitivisht quhet hajn!
Mandatet i kemi fituar nga votat e qytetarëve dhe i kemi të shënjëta; nuk i shesim as nuk i falim!
Megjithate, ndoshta nga mos dija e kanë?!
Po e përserisë: KOMUNEN TONË PO E UDHEHEQË TRURI I SHEKULLIT XIX (19).