back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeKërcënimi i Veselit për pushtimin e Nishit, lajm në mediat serbe

Kërcënimi i Veselit për pushtimin e Nishit, lajm në mediat serbe

Të ngjajshme

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes fenomen shqetësues

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes nga shoferët është kthyer...

Haziri për koalicionin në Vushtrri: Kurti po “targeton” dhe po i maksimalizon situatat e tilla

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka...

Bie çmimi global i naftës

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet...

Një paralajmërim i bërë sot për Serbinë nga kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një fjalimi të mbajtur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut, është dëgjuar edhe në shtetin fqinj. “Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish”, është deklarata e Veselit, të cilës i kanë bërë menjëherë jehonë mediat serbe.

Radiotelevizioni serb, B92, ka raportuar se si kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.

“Masakra e Reçakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare”, është shprehur ai, duke folur në Akademinë përkujtimore për viktimat e masakrës se Reçakut.

“Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë”, ka thënë Veseli.

“Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk ka përfunduar”, ka deklaruar kreu i Kuvendit.

“Serbia mos ta provon të kthehet, se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë”, ka thënë Veseli. /Express/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz