Administrata në komunën e Drenasit po shënon dita ditës përfomancë më të mirë në raport me qytetarët e saj. Ankesat lidhur me punën administrative kanë shënuar rënie me ardhjen e Lladrovcit në krye të komunës.
Ndërrimi i drejtorëve komunal duket se nuk e ka kënaqur mjaftueshëm Lladrovcin për efikasitetin në punë.
Drenica Press mëson se Lladrovci ka ndërmend të bëj ndryshime në stafin administrative të komunës së Drenasit. Sipas një burimi të portalit, pritet që të ketë ndryshime në pozitat aktuale të punonjësve të administratës, duke kaluar nga një sektor në tjetrin, meqë në stafin administrativ nga qeverisaj e kaluar ka të emëruar shefa që nuk kanë shkollim adekuat, madej shefa që nuk kanë ndonjë punonjës, por janë të emëruar.
Lidhur me këtë çështje Drenica Press gjatë ditës së sotme ka kontaktuar me zëdhënësin e komunë së Drenasit, Bekim Dobra, i cili përmes një prononcimi ka theksuar:
“Komuna e Drenasit, fillimisht ka formuar një komision te brendshëm komunal për te hartuar rregulloren për punonjësit e administratës komunale. Është duke u hartuar kjo rregullore, dhe posa te jete e plotfuqishme edhe do te nis ristrukturimi i brendshëm në administratën komunale”, ka shtuar Dobra.
Mbete të shihet ditët në vazhdim se çfarë ndryshimesh priten të ndodhin brenda komunës së Drenasit. /Drenica Press/


