Para ditësh, agjensia “CIES” që merret me statistikat e futbollistëve ka publikuar vlerën e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt në tregun futbollistik.
Ai rënditjej mes 100 futbollistëve më të shtrenjtë në botë pasi vlen 70 milionë euro.
Gjithsesi, nëse sheh rrogën e tij te Napoli, ka një kontrast të madh me vlerën e tij.
Mediat italiane kanë renditur lojtarët e Napolit sipas pagave që marrin. Më të paguarit janë “yjet” e ekipit, Insigne, Hamsik dhe Mertens, diçka krejtësisht normale.


Hysaj, ndër ata që luajnë rregullisht, është më pak i paguari, teksa merr 1.1 milionë euro në sezon.
Më shumë se mbrojtësi i djathtë i kombëtares marrin edhe lojtarë si Maksimovic, Giacherini e Rog, që minutat i kanë me “pikatore”.