Kryesia e KF Feronikelit zyrtarisht ka marrë vendim që të rikthejë në fuqi vendimin e mëhershëm të klubit, i cili ka të bëjë me çmimin që kadetët e rinj duhet paguar për anëtarësim.
Në bazë të këtij vendimi, kadetët do t’ia paguajnë klubit shumën prej 15 eurosh për anëtarësim mujor.
Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi dhe është i vlefshëm prej fillimit të këtij viti, gjegjësisht muajit janar.