BallinaShqiptareRamush Haradinaj njoftohet për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Ramush Haradinaj njoftohet për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Të ngjajshme

Sekuestrohen 9 automjete në kuadër të hetimeve për veprën penale ‘’mashtrimi kompjuterik’’, këto janë detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim udhëheqësit e koalicionit fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun.

Në këtë takim, kryeministri është njoftuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në veçanti në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për nevojën e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se duhet të forcohen lidhjet dhe të vazhdojë komunikimi i rregullt për t’u angazhuar së bashku në zgjidhjen e problemeve.

“Shprehim përkrahjen tonë për banorët dhe autoritetet lokale në tri komunat e Luginës së Preshevës, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme”, tha kryeministri Haradinaj.

Në takim, u bisedua edhe për mundësitë e përkrahjes së Luginës në fushën ekonomike, të infrastrukturës, kulturës dhe arsimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz