BallinaLajmeGazetari Morina: Vrasës të Enver Malokut, një deputet dhe bashkëshortja e tij

Gazetari Morina: Vrasës të Enver Malokut, një deputet dhe bashkëshortja e tij

Të ngjajshme

Modelja shqiptare tërheq vëmendjen e stadiumit të Olympiacosit, ishte “goli i vetëm” i lojës

Marigona është në Karaiskakis për ndeshjen Olympiacos-AEL. Modelja nga Kosova,...

Arrestohet një person, i konfiskohen një armë e 50 fishekë

Më 21 mars është raportuar se një person ka...

Tragjedia në Majac të Podujevës, vdes njëra nga gratë e plagosura

Njëra nga gratë që mbeti e plagosur mbrëmjen e...

Gjimshiti dhe Aro Muriq në formacionin e javës në Serie-n A

Dy lojtarët shqiptarë, Berat Gjimshiti dhe Aro Muriq janë...

Gazetari Bajrush Morina ka bërë një postim me rastin e përvjetorit të 19’të të vrasjes së veprimtarit të LDK dhe gazetarit Enver Maloku. Morina pretendon se e di kush janë vrasësit e Malokut, edhe pse nuk ka përmendur emra.

Ai ka shkruar megjithatë se personat që kanë vrarë Malokun në vitin 1999 janë një deputet i Kuvendit të Kosovës  dhe bashkëshortja e tij.

Sipas tij, këta dy persona duhet të arrestohen dhe të dërgohen në Hagë për t’u gjykuar në Gjykatën Speciale.

Ky është postimi i Morinës

LUTJA IME PER DITEN E SOTME!

Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!

Kush jane ata e dijne me se miri:

– Zoti, i qofshim fale atij!

– Shpirti i Enver Malokut, e

– Dy te dyshuarit per kete vrasje!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz