BallinaLajmeSBASHK-u kundër testimit të mësimdhënësve të Kosovës

SBASHK-u kundër testimit të mësimdhënësve të Kosovës

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), është shprehur kundër testimit që ishte paralajmëruar për mësimdhënësit në vendin tonë.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka deklaruar në emisionin “Përballje” se ata kanë qenë dhe janë kundër një testi të tillë.

“Test me shkrim për arsimtarët as nuk ka pas e as nuk do të ketë kurrë dhe këtë e dinë edhe ministri Bytyqi, sepse me testin me shkrim… ne kemi parë edhe në testin e maturës që ka dalë rrjete sociale… prandaj jemi kundër këtij testi dhe nuk i kemi besuar se do të jetë korrekt dhe real”, ka deklaruar Jashari.

Jashari ka thënë se me këtë test mund të ketë ngjyrime politike dhe do të vihej në pikëpyetje puna që kanë bërë profesorët në fakultete, universitete etj.

“Ne jemi kundër kësaj, por duhet të ketë këshilltarë profesional sepse është nënçmues. Edhe Shqipëria ka dështuar… pra duhet këshilltarët pedagogjik profesionalë të shkojnë nëpër shkolla edhe të vërejnë a ka probleme a jo”, ka deklaruar Jashari.

Ndryshe, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se duhet të ketë vlerësim për të gjithë mësimdhënësit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz