Lagjja Buqinca në Fshatin Zabel të Ulët të komunës së Drenasit, po përballet me një dukuri e cila paraqitet mjaft shqetësuese.
Drenica Press mëson nga një banor i fshatit Zabel i Ulët, se fshatarë të shumtë po hedhin mbeturinat në rrugë, në mënyrë që t’i ikin pagesave kompanisë Pastrimi.
Rruga “Skender Buqinca” ndodhet në gjendje të mjerueshme nga mbeturinat e shumta, që hidhen vazhdimisht nga banorë të pa përgjegjshëm.
“Unë personalisht paguaj çdo muaj vetëm të mos bëhet kështu, dhe ja si po veprohet nga persona të pa ndërgjegjshëm”. Kjo është një tmerr i vërtet, shkruan ndër të tjera banori për Drenica Press.





