BallinaLajmeFormulë e re për demarkacionin

Formulë e re për demarkacionin

Të ngjajshme

Seat, VW, Golf e Audi, Prokuroria sekuestron automjete për mashtrime kompjuterike

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm, njofton...

Rama, udhëton drejt Washingtonit, prezanton kryeqytetin në “Expo AI 2026”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të marrë pjesë...

FIFA e rrit dënimin për Prestiannin, Botërori 2026 në rrezik

FIFA ka vendosur që pezullimi i Gianluca Prestianni për...

Ishte shumë pranë Trabzonsporit, Myrto Uzuni tregon pse dështoi transferimi!

Sulmuesi i Kombëtares Myrto Uzuni, ka gjetur veten te...

Autoritetet ndodhen në fazën finale të përgatitjes së një zgjidhjeje për Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi, e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë spektrin politik të Kosovës. Në shqyrtim ndodhen dy opsione, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës në Qeveri kanë folur për opsionin e parë, e për të dytin kanë dhënë detaje në Presidencë. Ajo që i bashkon të dyja është zotimi që, pas ratifikimit, marrëveshja të rinegociohet në rast se dalin fakte të reja që e bëjnë të kontestueshëm ndonjë segment të kufirit. Ndërkaq, dallohen vetëm tek pika që ka të bëjë me formën se si do të jepej ky zotim.

Opsioni në të cilin është duke u investuar më shumë, sipas burimeve në ekzekutiv, ka të bëjë me nxjerrjen e një deklarate të përbashkët ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi, në të cilën theksohet gatishmëria për ta rinegociuar marrëveshjen.

“Ka disa muaj që janë të gatshme disa propozime rreth një dokumenti të përbashkët, që do të firmosej qoftë në nivel kryeparlamentarësh apo mes kryeministrash ose ministrash të Punëve të Jashtme. Njëri dokument është hartuar si Deklaratë Pajtimi mes dy shteteve, tjetri si Aneks-Marrëveshje, kurse i treti është Deklaratë e Përbashkët”, ka thënë burimi në Qeveri. “Si propozime u janë prezantuar edhe autoriteteve malazeze, por një dakordim zyrtar nuk ka deri tash”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz