Inspektorët e Skenderajt para dy dite kanë mbyllur një lokal, lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të Komunës së Skenderajt ku shkruan:
“Inspektorët e Komunës së Skenderajt të premten kanë ndërmarrë një aksion për mbylljen e një lokali afaristë brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj. Këtë veprim ligjor, inspektorat komunal e bënë pasi që pronari i lokalit “LIPS” nuk kishte përmbushur detyrimet e kontratës dhe të njëjtit i kishte skaduar afati i paraparë në kontratë. Këto veprime po ndërmirren nga komuna mbi parimin barazia para ligjit dhe askush mbi ligjin”, thuhet në njoftimin e komunës.
Por në komentet që kanë pasur këtë shkrim te gazeta online “Drenicapress.info, qytetarët kanë ankesa ndaj inspektorëve të cilët nuk po reagojnë tek bar restorantet ku tymi i duhanit dhe toni i lartë i muzikës janë të papërballueshme për qytetarët dhe njëherit shumë e dëmshme.
Lexoni disa nga këto komente: