back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Kosova mund të fitojë ulëse në OKB me një marrëveshje historike...

Vuçiq: Kosova mund të fitojë ulëse në OKB me një marrëveshje historike me serbët

Të ngjajshme

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Policia e Kosovës shpall në kërkim dillerin shqiptar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dillerin shqiptar,...

Vrasje në tentativë në Partesh, lëndohen dy persona

Një vrasje në tentativë është raportuar dje në Partesh. Pas...

Muharremi: Pas 28 dhjetorit nuk do të ketë qeveri të Vetëvendosjes

Analisti Shenoll Muharremi përmes një postimi në llogarinë e...

Presidenti i Serbisë thotë se mendon se është e pamundur që Kosova të anëtarësohet në OKB, përveç nëse arrihet një lloj marrëveshje me të cilën serbët do të ishin të kënaqur.

“Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Aleksandar Vuçiq për numrin special të Vitit të Ri të “Veçernji Novosti”.

Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “të përmbyllet nyja rreth Kosovës” por edhe ka shtuar se nuk është optimist sa i përket arritjes së marrëveshjes me shqiptarët, transmeton lajmi.net.

“Edhe më tej mendoj se gjasat për marrëveshje të pranueshme për të dyja palët janë më pak se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, ndërmjet nesh. Praktikisht është e pamundur të zgjidhet kjo çështje pa fuqitë e mëdha”, ka thënë Vuçiq.

“Edhe kur eci disa më gjuajnë me fjalë ‘tradhtar’, të tjerët vikasin ‘peder’, disa tjerë me thonë ‘lopë radikale’. Por të gjithë diku shpresojnë dhe presin që Vuçiqi ta zgjidh problemin e Kosovës. T’i lemë anash të gjitha këto, do të ishte historike që të arrihet kompromis me shqiptarët dhe atë pa përpleshje”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz