back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAgron Mustafa thotë se sulmi ndaj tij ishte i organizuar

Agron Mustafa thotë se sulmi ndaj tij ishte i organizuar

Të ngjajshme

Tifozët e Arsenal pranojnë se kishin gabuar për një transfer pas fitores ndaj Forest

Arsenali u përball me Nottingham Forest. Tifozët e Arsenalit kanë...

U godit nga lisi, vdes një burrë në Ferizaj

Një burrë ka humbur jetën në Manastric të Ferizajt,...

​Moti sot

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti...

Theret me thikë një person në Podujevë

Një person është therë me thikë në Podujevë. “LËNDIM TRUPOR...

Rreth 20 mijë qytetarë të Kosovës mësynë bregdetin vetëm të shtunën

Edhe fundjavën e dytë të shtatorit në pikën kufitare...

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka përshkruar sulmin fizik i cili ndodhi ndaj tij ditën e sotme. Ai ka treguar se me personat që e kanë sulmuar, nuk ka pasur asnjë problem.

Thotë se ka mbet i shokuar nga sulmi i sotëm. Tregon se sulmi ndaj tij ishte i organizuar mirë.

‘Ka qenë mirë e organizuar… brenda lokalit është polici në uniformë që nuk reagon’, ka treguar para mediave Mustafa.

Thotë se u sulmua pa arsye.

“Pa as edhe një arsye të vetme polici që s’ja di emrin po e njoh si Tarkan dhe e di që është një nga policët e krimit të organizuar thërret me emër personin me të cilin isha aty…në tentim të përshëndetjes me të në vençanti nga shoqëruesi im u sulmuam”, shpjegoi ai.

Mustafa tha se ‘nuk është frikësuar’ dhe se do të vazhdoj punën.

Sulmin e sotëm e quajti sulm ndaj PTK’së.

“Nuk do të zmbrapsem para tyre e askujt tjetër. Po shqetësohem sesi dy zyrtarë policorë sulmojnë drejtorin e PTK’së, jo Agron Mustafën, por drejtorin e PTK’së”, tha ai.

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar sot fizikisht nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë. Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA’s.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz