back to top
BallinaLajmeGjithçka çfarë thanë sot Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci për 30 dhjetorin...

Gjithçka çfarë thanë sot Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci për 30 dhjetorin sulmin në Prekaz (VIDEO)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Është shënuar 26-vjetori kur forcat serbe sulmuan familjen Jashari, me qëllim që ta pengonin mobilizimin shqiptar kundër okupatorit serb.

Në 30 dhjetorin e vitit 1991, në një ditë të ftohtë, për herë të parë forcat serbe sulmuan familjen Jashari, me qëllim që ta pengonin mobilizimin shqiptar kundër okupatorit serb.

Për ta shënuar 26-vjetorin e këtij sulmi, te Kompleksi Memorial ”Adem Jashari” bënë homazhe kryetari i Skenderajt, i cili është edhe djali i dëshmorit Hamëz Jashari, Bekim Jashari, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe shumë qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Jashari: 30 dhjetori ka qenë acar i ftohtë

“Sot është një datë e veçantë, 30 dhjetori i vitit 1991 kam qenë edhe vetë pjesëmarrës, sot kemi ardhur më bë nderime dhe me përkujtuar atë ditë. 30 dhjetori ka qenë acar i ftohtë, por që ka simbolizuar me fillimin e thyerjes, të qarjes së okupatorit serb, iu tregu që kjo është tokë shqiptare dhe këtu sundojnë vetëm ata që jetojnë në këtë vend”, tha ai.

Lladrovci: 30 dhjetori fitorja e parë frontale e ushtrisë

“30 dhjetorin e vitit 1991 e kujtojmë si betejën e parë frontale të Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij, si dhe familjes së tij, me forcat serbe, të cilat kishin ardhur për ta arrestuar komandantin tonë.

Unë e kujtoj, atë ditë e kam marr lajmin shumë herët në mëngjes, kam qenë edhe vetë protagonist i kësaj ngjarje, ka qenë një ditë më borë të madhe, por që ishte një ditë e fitores së parë frontale të ushtrisë tonë në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari”, tha ai.

Familja Jashari u sulmua për herë të dytë më 22 janar 1998 dhe sulmi i tretë ka ndodhur në marsin e po këtij viti, ku si pasojë e këtij sulmi ranë dëshmorë 20 anëtarët e kësaj familje, ndërsa 10 prej tyre shpëtuan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz