BallinaLajmeMinistri Beqaj: Në Ferizaj do të themelohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Ministri Beqaj: Në Ferizaj do të themelohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka vizituar Komunën e Ferizajt, ku ka takuar Kryetarin e Komunës, Agim Aliu.

Takimi është realizuar me qëllim të lansimin të projektit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi në këtë qytet të Kosovës.

Në takimin e përzemërt me kryetarin Aliu, ministri Beqaj, ka marrë kërkesë që në Ferizaj të themelohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të rritjes së mbështetjes për ndërmarrësit e këtushëm.

Pas takimit, kryetari Agim Aliu e ka falënderuar ministrin Beqaj për vizitën e sotme dhe ka theksuar kërkesën që i ka bërë atij për përkrahje, në veçanti për  themelimin e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në komunën e Ferizajt.

Ministri Beqaj me këtë rast ka deklaruar se Ministria e Inovacionit shumë shpejt do të themelojë Qendrën e parë të  Inovacioni dhe Ndërmarrësisë në Prishtinë, ndërsa ka theksuar se Qendra e dytë e tillë do të themelohet në Ferizaj.

“Në Kosovë do të themelohen katër qendra të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Qendra e parë do të themelohet në Prishtinë dhe do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, ndërsa Qendra e dytë do të jetë ajo e Ferizajt”, tha Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë se Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në këtë qytet do të jetë në funksion të ndërmarrësve të Ferizajt dhe të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt.

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, me këtë rast e ka uruar kryetarin Aliu për udhëheqjen e Komunës së Ferizajt në katër vjetët e ardhshme, duke i siguruar edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në projekte të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz