BallinaRegjionaleMitrovicëSindikalistët e Minierës së Stantërgut përgëzuan kryetarin Bahtiri me rastin e rizgjedhjes...

Sindikalistët e Minierës së Stantërgut përgëzuan kryetarin Bahtiri me rastin e rizgjedhjes në krye të Komunës

Të ngjajshme

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të...

Drejtuesi të Sindikatës së Pavarut të Minatorëve të Minierës së Stantërgut janë pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast e përgëzuan për fitoren e arritur në zgjedhjet e fundit lokale për të drejtuar Komunën e Mitrovicës edhe në periodën e ardhshme katërvjeçare.

Kryesindikalisti i Minierës, Shyqyri Sadiku dhe bashkëpunëtorët e tij, vlerësuan lartë interesimin e kryetarit Bahtiri për minatorët e Stantërgut, duke e falënderuar njëkohësisht për mbështetjen e pakursyer që ju ka dhënë minatorëve dhe sindikatës që prej kur është zgjedhur kryetar komune.

“Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi pas me drejtuesit e Komunës në krye me juve. Mbështetja e juaj nuk na ka munguar asnjëherë. Ju falënderojmë shumë për interesimin që keni treguar për punëtorët dhe Minierën, duke ngritur zërin lartë për konsolidimin e saj dhe aprovimin e ligjit për Minierën. Jemi të bindur se edhe në të ardhmen do të kemi mbështetjen tuaj të fuqishme për zgjidhjen e problemeve tona dhe të Minierës në përgjithësi”, i thanë kryetarit Bahtiri minatorët.

Kryetari Bahtiri falënderoi minatorët për vizitën që i bënë, duke vlerësuar njëkohësisht lartë kontributin e minatorëve për zhvillimin e ruajtjen e Minierës, por edhe për çështjen kombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.

“Ju të dashur minatorë me punën e tuaj të palodhshme e zhvilluat Trepçën, Mitrovicën dhe Kosovën në përgjithësi, si dhe e bëtë atë të njohur në botë, prandaj unë si kryetar komune, por para së gjithash si bashkëqytetarë i juaj, ndjej respekt të veçantë për minatorët dhe sakrificën që bëtë në të gjitha etapat e zhvillimit. Interesimi im për juve dhe minierën nuk do të mungoj asnjëherë. Do të mundohem që të ju mbështes maksimalisht për realizimin e interesave tauja, që janë njëkohësisht edhe interesa të qytetarëve të Mitrovicës dhe të vendit”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Gjatë takimit, kryetari Bahtiri dhe kryetari i sindikalistët biseduan edhe për problemet aktuale të Trepçës, me ç’rast u sërish u tha se këtij gjiganti të vendit shumë shpejtë do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz