BallinaLajmePaga dhe kravatat për kryeministrin, hit në mediet botërore

Paga dhe kravatat për kryeministrin, hit në mediet botërore

Të ngjajshme

Sekuestrohet armë dhe municion në Ferizaj, i dyshuari intervistohet nga policia

Një person është shoqëruar në stacionin policor pas një...

Një grua nga Fushë Kosova vdes në QKUK, rasti po hetohet

Një grua nga Fushë Kosova është dërguar në Qendrën...

Arrestohet një person në Klinë për sulm seksual përmes mesazheve

Një rast i sulmit seksual është raportuar në Klinë,...

“S’është lodhje, është zhgënjim” – Molliqaj për zgjedhjet në Kosovë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Policia me aksion në Lipjan, sekuestrohen një armë zjarri e fishekë

Gjatë ditës së djeshme njësitë policore me vendim të...

Një ngjarje dite, ku shumë qytetarë kosovarë i dhuruan kryeministrit Ramush Haradinaj kravata e këmisha, pasi ky i fundit e arsyetoi rritjen e pagës, duke thënë se nuk mund të dalë në publik me çfarëdo veshje, u bë lajm në mediet e huaja. Edhe sot Euronews ka vazhduar të shfaqë këtë aksion simbolik, duke shtuar se Kosova është një nga vendet më të varfra të Evropës.

Shkrimi i Euronews fillon me atë se aktivistët në Kosovë kanë vendosur qindra kravata në rrethojën jashtë ndërtesës qeveritare në kryeqytetin e Prishtinës, për të protestuar kundër rritjes së pagës për kryeministrin e vendit.

“Kushtrim Mehmeti i OJQ-së tha se aktivistët nisën një apel për të mbledhur kravatat pasi kryeministri Ramush Haradinaj tha në intervista televizive se kishte nevojë për para shtesë pasi nuk mund të dal me çfarëdo veshje. Aktivistët mblodhën 214 kravata dhe i vendosen ata në rrethojën rreth ndërtesës së zyrave të Haradinajt”, shkruan Euronews.

Paga mujore e kryeministrit tani qëndron në 2,950 euro në muaj, krahasuar me të ardhurat mesatare mujore në Kosovë prej 354 euro. /Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz